Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj-Stublla vizitë zyrtare në SHBA

0
556

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi dhe ajo e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla sot do të udhëtojnë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata do të takohen me përfaqësues nga Departamenti i Shtetit dhe zyrtarë të lartë të sistemit të drejtësisë amerikane

“Qëllim i vizitës është rritja e bashkëpunimit, marrja e ekspertizës dhe përpjekjet e vazhdueshme të përafrimit me standardet amerikane në fushën e drejtësisë”.ka thënë Selim Selimi në postimin e tij.