Selim Berberi, berber i parë shqiptar në Preshevë

0
515
Fotografi Ferid Selimi

Nga Ferid Selimi

Selim berberi i lagjes së kajallarëve të Preshevës ishte i biri i Selmanit, e Selmani ishte i biri i Aliut të mëhallës së Kajallarëve të Preshevës.
Selim Aliun në Preshevë e rrethinë e njihnin dhe e njohin si Selim berberi. E ky supozohet të jetë berberi i parë shqiptar në Preshevë. (por nuk ka ndonjë dokument që e vërteton këtë të dhënë).

Ai, Selimi nisi profesionin e tij të berberit në fillim të shekullit nëntëmbëdhjetë, diku rreth vitit 1830-1840.

Që nga atëherë, kjo zeje nisi të zhvillohej e me të, të rritej numri i berberëve shqiptarë në Preshevë.

Selim Berberi që ishte martuar me një shqiptare nga Vranja kishte gjashtë djem: Iljazin, Salihun, Rexhepin, Musanë, Nazifin dhe Isanë. (Isa nuk krijon familje sepse humb jetën si i ri diku në botën arabe ku e kishin dërguar nizam).

Të tjerët (pesë djem të tij) kanë krijuar familje dhe familjet e tyre jetojnë përreth rrugës së Gjilanit, rrugës Koçi Zoze, në rrugën Karposh e në Rrugën 15 Nëntori në Preshevë, si dhe një familje, ajo e Nazifit jeton në Izmir të Turqisë.

Meqë Selim berberi ishte një esnaf e respektohej nga rrethi ku jetonte, vetvetiu, familjen e tij të ngushtë nisën ta njihnin si Familja e Selim berberit, e që me kohë kaloi në familja e berberëve, e që edhe sot e kësaj dite njihet si mëhalla e berberëve, e që është degë e lagjes së kajallarëve.

Iljazi që ishte djali më i madh i Selim Beberit la pas vetes tre djem: Selimin, Fetahun e Selmanin.

Nazifi me katër djemtë e tij u shpërngul në Turqi (Izmir)

Musa la: Durakun e Isanë.
Rexhepi la Fahredinin,
Salihu la Ramadanin dhe Ahmetin.

Mulla Selimi që ishte i Iljazit, la tre djem: Muharremin, Islamin e Niaziun. Fetahu, djali tjetër i Iljazit la dy vajza, ndërkohë që Selmani, djali i tretë i Iljazit nuk pati pasardhës.
Duraku, djali më i madh i Musës pas vetes la Hajrullahun, Abdullahun, Zeqirjahun, ndërkohë që:
Isa, djali i vogël i Musës la: Nazimin, Musanë, Shemsedinin, Abedinin, e Nuredinin.

Ramadani, djali i madh i Salihut la Salihun, e Ahmeti, djali i dytë i Salihut la Mehmetin.

Fahredini, djali i Rexhepit la Xhevatin e Reshatin…

P.S. Këto ishin ca dromca nga monografia që kam përgatitur për mëhallën e berberëve të Preshevës. Për më tepër kur të botohet libri-monografi që ka edhe pemën gjenealogjike të kësaj familjeje.