Së shpejti smartfonë me ekran të dyfishtë

Në kongresin e ardhshëm të telefonisë botërore, në Barcelonë, në fund të shkurtit, kompania LG do të prezantojë një smartfon me ekran të dyfishtë, në bazë të së cilës pajisja do të ketë një ekran të dytë që bashkëngjitet si ruajtje.

Pajisja, emri i të cilit ende nuk dihet, do të ishte një alternativë ndaj një smartfoni të palosshëm, me ekranin e dytë që dyfishon madhësinë e ekranit kryesor të ngjashëm me Axon M të kompanisë ZTE.

Ekrani do të jetë deri në shtatë inç, i përthyeshëm si ai i paralajmëruar nga Samsung-u.

Gjatë kongresit, LG duhet të zbulojë pajisjen së bashku me ThinQ G8 , ndërsa nuk pritet prezantimi i një smartfoni të palosshëm./Atsh.