Së shpejti shtegu që lidhë parkun e Gërmisë me zonën pranë liqenit të Badocit

0
192

Drejtoria e Parqeve bashkë me Klubin Alpin ‘Prishtina’ dhe N.P.L “Hortikultura” Sh.A ka nisur intervenimet e nevojshme për funksionalizimin e shtegut që lidhë parkun e Gërmisë me zonën pranë liqenit të Badocit. Këtij shtegu do t’i rregullohet traseja duke e trajtuar drenazhimin me kujdesin maksimal që të mos dëmtohet ekosistemi i zonës dhe të ruhet secili nga drunjtë përskaj.

Drejtoresha e Parqeve në Komunën e Prishtinës, Fatime Hajdari njofton se në përfundim të këtij projekti të bashkëfinancuar nga ADA/RESI do të mundësohet për herë të parë:

Shteg sipas të gjitha standardeve me lëvizje të sigurt dhe qasje të lehtë për ecësit, vrapuesit dhe përdoruesit e biçikletave në drejtim të Badocit 
Rregullimi i dy krojeve 
Sinjalistika e nevojshme orientuese 
Evidentimi i shtegut në rrjetet respektive ndërkombëtare 

Në bazë të planit dinamik, punët pritet të përfundojnë brenda këtij muaji.