Së shpejti linjë autobusi Prishtinë-Aeroport

0
190

Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Prishtinës kanë nëshkruar marrëveshje e cila u mundëson qytetarëve linjën e autobusit nga Prishtina deri në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, dhe anasjelltas.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri Pal Lekaj dhe kryeari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përcjell OxygenPress.

Ahmeti bëri të ditur se do të formohet një komision që do të përcaktojë orarin dhe çmimin e biletës.

Ai tha se çmimi do të jetë më i ulët se i taksive.

Ndërsa Lekaj tha se ky nuk është projekti I vetëm, por që brenda vitit do të nisë edhe zbtimi i projekteve të tjera.

Ajo që i mungoi kryeqytetit për një kohë të gjatë, tani po realizohet!Sot me kryetarin e komunës së Prishtinës nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi që qytetarëve tu mundësohet linja e autobusit nga Prishtina deri në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe anasjelltas. Por ndihma e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për kryeqendrën e Kosovës nuk ndalet me kaq! Zbatimi i projekteve të tjera, fillon këtë vit. Bashkë për kryeqytetin që duam të gjithë!”, ka thënë Lekaj./OxygenPress.info