“S’dua të të humb natës së pafund”

0
71

Nga Timo Flloko

Sonte s’ka hënë qiellit,
as yje.
Nëse ndodh me trup të mos vish,
bëhu e padukshme
dhe eja
si frymë, si hije.

Në s’ardhsh
a ardhsh si shpirt pa trup,
s’dua të të humb
natës së pafund…

Një herë të vetme,
si atëherë,
në s’ardhsh e prekshme
ardhsh si erë…

*Titulli i origjinalit: “Në ardhsh”