S’do të ketë më as bastore në Kosovë

0
140

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit.

Sipas projektligjit ndalohen të gjitha lojërat e fatit me përjashtim të Lotarisë së Kosovës dhe shfuqizohet Ligji për Lojërat e Fatit dhe aktet nënligjore që janë nxjerrë për zbatimin e tij.

Ligji do të hyj në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në “Gazetën Zyrtare” të Republikës së Kosovës.

Ndrërkohë ai pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës që të bëhet ligj. Kështu në Kosovë nuk do të ketë më as bastore.

Shqipëri këtë vendim e ka marr kohë më parë, ku raportohet se ka gjetur zbatim.

Ndërsa në Kosovë asnjë kazino nuk ka qenë e licencuar, por kanë funksionuar jashtëligjshëm./Oxygenpress.info