SBASHK nuk pranon ofertën e kryeministrit, greva do të vazhdojë

Edhe pas ofertës së tij, sindikalistët janë shprehur të vendosur për të vazhduar grevën. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit në Kosovë duke ofruar ngritje pagash për ta, shkruan OxygenPress.

Ai ka bërë thirrje që nesër të fillojë mësimi, por kjo nuk do të ndodhë.

Rrahman Jashari nga SBASHK-u, ka thënë se greva do të vazhdojë dhe se ofetrta e qeverisë është minimale për ta./OxygenPress.info