Sanchez: Strategjia përballë Covid-19 po jep rezultate

0
50

Strategjia e Spanjës përballë pandemisë së COVID-19 po jep rezultate, deklaroi kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez gjatë prezantimit të planit të vaksinimit për vendin e tij për vitin 2021.

”Spanja ka regjistruar vetëm 400 raste me COVID-19 për 100 000 banorë mesatarisht për 14 ditë, kundër 530 rasteve në fillim të muajit”, argumentoi Sanchez pas një samiti virtual të G20.

“Kjo është provë se gjendja e jashtëzakonshme e shpallur muajin e kaluar, e cila lejoi autoritetet rajonale të marrin një seri kufizimesh, po jep fryte”, tha ai.

“Strategjia po funksionon”, theksoi ai duke shtuar se Spanja kishte arritur të regjistronte një reduktim të rasteve pa vendosur një kufizim të dytë të përgjithshëm, ashtu si në rastin e vendeve të tjera europiane.

Sanchez zbuloi planin e qeverisë për vaksinimin e një pjese thelbësore të 47 milionë banorëve të vendir deri në mes të vitit 2021.

Kjo fushatë vaksinimi do të nisë në janar në 13 000 pika të vendit.

“Sistemi ynë shëndetësor është i aftë të vaksinojë në një kohë të shkurtër, ai ështëi shkëlqyeshëm dhe për këtë shpresojmë të arrijmë këto qëllime ambicioze”, shtoi kryeministri./ATSH