Shërbimi spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton se asnjë nga sallat e operacionit në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale nuk është mbyllur.
Sipas njoftimeve nga dy klinikat, por edhe nga Klinika Anesteziologjisë me Mjekim Intensiv programi operativ është realizuar sipas planifikimit.