Salih Mustafa pritet të gjykohet më 30 prill

0
51

Seanca ndaj Salih Mustafës në Gjykatën Speciale tashmë ka përfunduar, ndërkaq gjykimi i tij pritet të nisë më 30 prill.

Gjykatësi Nicolas Guillou ka deklaruar që mbrojta e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kohë që deri më 16 prill të lajmërojë Zyrën e Prokurorit Special për alibi dhe për nxjerrje të materialeve.

“Pasi i dëgjova palët për kalendarin e propozuar po e lëshoj këtë urdhër. Deri të premten më 16 prill 2021 mbrojtja urdhërohet që të lajmërojë ZPS-në për alibinë dhe të nxjerrë materialet e mundshme në bazë të rregullit”, ka thënë Guillou.

“Në qoftë se mbrojtja dëshiron që t’i drejtohet gjykatësit të procedurës paraprake me kërkesë për masa mbajtëse ndaj këtij materiali duhet ta bëjë deri më 18 mars, 2021. Të martën 6 prill, mbrojta urdhëroi që të dorëzojë masa mbrojtje për dëshmitarët”.

Për më tepër, kalimi i çështjet te trupi gjykues pritet të ndodhë më 30 prill, 2021.