Salih Mustafa në paraqitjen e radhës para Speciales

0
52

Salih Mustafa do të paraqitet në konferencën e tretë statusore para Gjykatës Speciale.

Gjyqtari i procedurës paraprake është ai që ka thirrur këtë konferencë pas shqyrtimit të preferencave të palëve, për datën 14 dhjetor 2020, duke nisur nga ora 15:00.

“Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Salih Mustafës do të mbahet më 14 dhjetor në orën 15:00”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Salih Mustafa – ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u arrestua më 24 shtator.

Arrestimi i tij ishte i pari i bërë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.