Sakrificë e padëgjuar për skuadrën e zemrës

0
53

Dashuria për futbollin nuk njeh kufi, sidomos nëse flasim për tifozët nga Amerika Latine. Ndeshja ndërmjet rivalëve të përbetuar, Boca Juniors dhe River Plate duket se do t’i tejkalojë të gjithë kufijtë. Tifozët e tyre janë në gjendje të bëjnë gjithçka për t’i shikuar nga afër, ndërsa më poshtë janë paraqitur vetëm dy nga rastet e shumta. Një tifoz i Bocas, i cili quhet Christian, ka udhëtuar nga një “cep” i globit në tjetrin, për të mbështetur nga afër ekipin e zemrës së tij. “Në të njëjtën ditë kur nuk ishte bërë zyrtare që ndeshja do të luhej në “Bernabeu”, preva biletën. Isha i shqetësuar derisa çdo gjë të bëhej zyrtare, u largova nga shtëpia ku jetoja, u ndava nga e dashura dhe e lash punën të shkoja të shikoja ndeshjen”, u shpreh tifozi argjentinas. Joakin është rasti tjetër. Nga fundi tjetër i botës, më saktësisht nga Sidnej, na tregon situatën e tij teksa shprehet: “Dy muaj më parë arritëm në Sidnej, krijuam filialin atje, mblodhëm shumë njerëz, u mblodhëm së bashku për të ngrënë, për të parë lojërat. Kam kaluar nga Australia në Kore, 18 orë ndalesë dhe pastaj në Madrid”. Ky pra është futbolli, nuk mund të jetosh dot pa të. Boca Juniors – River Plate do të ndeshen të dielën në Madrid, pasi për shkak të problemeve të shumta në ndeshjen e parë dhe përpjekjen për ndeshjen e kthimit, nuk u arrit të krijohen kushte për zhvillimin e saj në Argjentinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu