Sa poshtë ka rënë Balotelli!

0
69

Sulmuesi italian, Mario Balotelli vetëm pak vjet më parë shihej si njëri nga talentet më të mëdha në futbollin botëror. Për shërbimet e tij interesoheshin skuadrat më të mëdha, ndërsa betejën e pati fituar Manchester City.

Mirëpo, ai i shpërdoroi mundësitë e shumta që ia afroi jeta dhe karriera e tij pati shumë rënie.

Aktualisht është anëtar i skuadrës franceze, Nice, nga e cila pritet të  largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ylli italian është në vitin e tij të fundit të kontratës me Nicen dhe do të shitet në janar për mos t’u larguar falas në verë.

Por e ardhmja e italianit përsëri do të jetë në kampionatin francez Ligue 1.

Skuadra që po këmbëngul për transferimin e Super Marios është gjiganti francez Olympique Marseille.

Trajneri i Marseilles, Rudi Garcia po e kërkon me çdo kusht italian në “Veledrome”. Për ta bindur Nicen të heqë dorë nga ylli i tyre, Marseille është gati të paguajë 5 milionë euro.

Pra, nga një yll për të cilin luftonin skuadrat më të mëdha, është shndërruar një sulmues me vlerë prej 5 milionë euro./OxygenPress.info