Sa persona vizituan hotelet e Kosovës në tre muajt e fundit të vitit 2019?

0
66

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën TM4 2019.

Në tremujorin e katërt të vitit 2019 (TM4 2019) pjesë e anketës ishin 216 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, të Pejës, e kështu me radhë.

Në TM4 2019, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 67 493, prej tyre 38.83% ishin vendorë dhe 61.17% ishin të jashtëm. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 114 209, prej tyre 35.01% nga vendorët dhe 64.99% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 30 834 vizitorë dhe 54 568 net-qëndrimi.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Turqi, etj.

Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një shtojcë e veçantë, që përmban të dhëna nga Policia e Kosovës, lidhur me numrin i vizitorëve të huaj sipas pikëkalimeve kufitare gjatë vitit 2017-2019.

Për më shumë informata lidhur me Statistikat e Hotelerisë, vizitoni:http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/hotelet-dhe-turizmi