Sa para në vit i ndan shteti i Serbisë për paga në Kosovë?

0
48

Shumë serbë në Kosovë marrin paga nga shteti i Serbisë, por jo të gjithë punojnë për ato paga.

Një hulumtim i vitit 2015 tregon se mbi 5 mijë persona janë të punësuar në administrata komunale ose ndërmarrje publike të Kosovës që financohen nga Serbia. Numri i atyre që marrin paga minimale arrin në 22.000 por supozohen që gjysma e tyre as që jeton në Kosovë.

Vetëm për paga në Kosovë, Serbia ndan diku 41 milionë euro në viti. Vlerësohet se rreth 700 të punësuar në sistemin arsimor në Kosovë marrin paga nga Serbia. Një numër i serbëve merr paga edhe nga shteti Serb edhe nga ai i Kosovës. Numri i saktë nuk dihet. Rrogat neto në Serbi dhe Kosovë janë të përafërta

Sa pasaporta kanë lëshuar autoritetet serbe për qytetarët e Kosovës në periudhën 2009-2016?

Numër i madh i kosovarëve të të gjitha etnive vazhdon të përdorë pasaporta të huaja.

Numri i atyre që kanë poseduar pasaporta të Serbisë para vitit 2009 nuk dihet, por autoritetet e Republikës së Serbisë kanë lëshuar 97,809 pasaporta për qytetarët e Kosovës në periudhën 2009-2016.

Kohëzgjatja e pasaportave është 10 vite, që do të thotë se një numër i madh i serbëve të Kosovës do të ketë nevojë për pasaporta të reja në vitin 2019.

Ende ka rezistencë ndaj pajisjes me dokumente të lëshuara nga autoritetet e Republikës së Kosovës, sidomos në veriun e banuar me shumicë serbe.

Të dhënat e Ministrisë së Punëve të brendshme për komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut e ilustrojnë këtë më së miri.

Nga krijimi i shërbimeve në gush 2017, si pjesë e bisedimeve Kosovë-Serbi, statistikat tregojnë se janë lëshuar 33,986 letërnjoftime, 2,587 pasaporta dhe 1,464 patentë-shoferë.

Vlerësimet mbi numrin e popullsisë në këto katër komuna shkojnë prej 60,000 deri 70,000 banorë.