“Sa ëndërroja për ty, dikur… tani jo, mjerisht”

0
100

Nga Timo Flloko

Sa të kam dashur, dikur…
Tani gjithçka e trishtë.
Për shkak të harresës, ndoshta,
ku ta dish!
Sa ëndërroja për ty, dikur…
Tani jo, mjerisht.
Për shkak të harresës, ndoshta,
të dashurisë!
Kur rendnim pas yjeve, dikur…
Të luajtur, natyrisht.
Mbi shpinë të Arushës së Madhe,
Kometës me Bisht.
Qielli e ka humbur magjinë.
Dhe hënë e brishtë.
Për shkak të harresës, ndoshta,
ku ta dish!
Çudi sa të kam dashur, dikur…
s’kthehet asgjë sërish.
Ç’kuptim do të kishte harresa,
ndryshe po të ish?!
*Titulli i origjinalit: “Harresa”