Sa do të rriten pyjet e Kosovës për 10 vjet?

0
745

45 % e tërë territorit të vendit e përbëjnë pyjet.

Por kjo siperfaqe pritet të rritet, pasi që parashihet që brenda 10-15 viteve, të arrij deri në 50%.

Kështu kanë bërë të ditur zyrtarët e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, gjatë aksionit për pyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura ne fshatin Llashticë të Komunës së Gjilanit.

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Pyjore të Kosovës, Ahmet Zejnullahu, ka thënë së këtë vit është menduar që të bëhet pyllëzimi i 300 hektarëve.

“Agjencia e Pyjeve të Kosovës këtë vit ka planifikuar mbi 300 hektarë sipërfaqe të reja t’i pyllëzojë. Ndërsa, këtu ku jemi ndodhemi në një sipërfaqe e cila është pyllëzuar vitet e mëparshme, do të thotë tri vite radhazi. Janë 20 hektarë që janë pyllëzuar në vitin 2012, ndërsa vitin e kaluar edhe 20 hektarë të tjerë”, ka thënë Zejnullahu.

Në këtë aksion ka qene i pranishem edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili theksoi se është shqetsuese hedhja e mbeturinave inerte.

“Kosova në raport me vendet e Bashkimit Evropian ka një situatë të mirë me pyje, por ajo çka na shqetëson të gjithëve është shikoni pjesa e ambientit, është diçka e cila është e papranueshme për vetë identitetin tonë hedhja e mbeturinave inerte dhe organike vend e pavend”, tha Veseli.