S. Oliver Wurzburg, e fortë për Z Mobile Prishtinën

0
36

Z Mobile Prishtina është mposhtur në udhëtim te S. Oliver Wurzburg e Gjermanisë me rezultat 77:95, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të FIBA Europe CUP.

Prishtina luajti shumë mirë në pjesën e parë dhe në pushim shkoi me vetëm minus dy pikë, 38:40.

Mirëpo, në pjesën e dytë gjermanët ishin shumë më të mirë dhe në fund shënuan fitore bindëse.

Çereku i parë përfundoi me shifrat 24:20, duke dhënë sinjal se ndeshja do të karakterizohet me rivalitet të madh. Diçka e tillë u vërtetua edhe më shumë në dhjetëminutëshin e dytë, të cilin Prishtina e fitoi me shifrat 18:16, për të shkuar në pushim me rezultat 40:38.

Çerekun e tretë e fituan me 28:23, ndërsa në të katërtin ishin edhe më bindës dhe e përfunduan me dallim prej 11 pikësh, 27:16, ndërsa ndeshjen në përgjithësi me 95:77.

Johannes Richter, Perry Ells, Jordan Hulls dhe Mike Morrison me nga 12 pikë ishin më të merituarit për fitoren e vendësve.

Ndërsa, Demario Mayfield me 20, Dardan Berisha me 18 e Kyan Anderson me 17 pikë ishin më efikasit te Prishtina.

Ndeshjen e ardhshme Prishtina e zhvillon më 19 dhjetor dhe është mikpritëse e Szolnoki Olaj./OxygenPress.info