”Ryanair” në krye të listës për emetimin e gazrave

0
36

Transporti ajror vazhdon të rrisë emetimet e gazrave serrë dhe ”Ryanair” kryeson 10 kompanitë më të mëdha për emisionet në Evropë për vitin 2018.

”Lista e 10 vendeve të para është e pushtuar nga termocentrale me qymyr”, sipas organizatës mjedisore ”Transport and Environment”, që ka analizuar të dhënat e vitit 2018 në tregun e emetimeve të BE.

Emetimet e aviacionit civil u rritën me 4,9% vitin e kaluar dhe me mbi 26% krahasuar me vitin 2013, në dallim me sektorët e tjerë të industrisë që reduktuan emetimet me 3,9% në 2017 dhe 11,6% në 2013.

“Aviacioni është dështimi më i madh i politikave klimatike në Europë. Ka ardhur koha për të ndryshuar”, theksoi ”Transport and Environment”.