“Rugovistat i tutën shallit të kuq”

0
297

Nga Kimete Berisha

Rugovistat i tutën shallit të kuq.
A ka absurd më të madh se ky.
Ibrahim Rugova verë e dimër me shall të kuq rreth qafe, e Avdullahu Hoti sot i tutet shallit të kuq.
Ruaju po t’han.
Fjongot që janë lidhur nëpër lisat e Prishtinës, simbolizojnë unitetin për vendin, solidaritetin dhe vetëdijësimin.
Besa, janë thirrje simbolike për të ndihmuar njëri-tjetrin në këtë kohë pandemie dhe janë bashkim në lutje.
Nuk janë shalla të kuq, mos u tut Avdullah, se shallat e kanë palën e qepur me cik-cak.
Janë fjongo, afrohu preki, mos u traumatizo.
Gjithkund në botë i përdorin fjongot e kuqe në kampanja për ndergjegjësim,
gjatë pandemisë edhe BBC ka lidhur fjongo të kuqe në lis, për respekt ndaj atyre që humbën jetën nga COVID-19…
por komunistit Isa Mustafa shamia ia çon mallin e partizanit kur ka qenë pioner (pa pushkë) i Titos.
Ne nuk mund të heqim tash dorë nga basma e kuqe, për shkak të komplekseve të Isa Mustafës.
E kuqja simbolizon pushtetin dhe dashurinë,
e Lisi simbolizon nderin, fisnikërinë dhe mençurinë.
P.S. Çka ka të keqe këtu?
Ç’ke që ankohesh…ndodh që mbathjet i ke të kuqe e këndej shtiresh i ‘tmerruar’ nga fjongot e kuqe…!