Rruga më e rrezikshme në botë, pritet të bëhet atraksion turistik

0
405

Dikur ishte e njohur si “rruga më e rrezikshme në botë”. Është kjo rruga malore mes provincave Trabzon dhe Bayburt në verilindje të Turqisë.

U cilësua si e tillë para tre vjetëve nga faqja e internetit www.dangerousroads.org e cila po ashtu bën promovimin e rrugëve të rrezikshme dhe të vështira në botë.

Por, kjo rrugë tash më do të jetë atraksion turistik për të apasionuarit pas natyrës.

Karakterizohet me 13 kthesa të mprehta, vende-vende thuhet të jetë madje më e rrezikshme se e ashtuquajtura “ rruga e vdekjes” në Bolivi, duke shkaktuar vështirësi për ngasësit e automjeteve.

Kjo rrugë për herë të parë është ndërtuar gjatë pushtimit rus në vitin 1914.

Karakterizohet me prani të shpeshtë të mjegullës, reshjeve, rrëshqitjes së dheut e po ashtu edhe borës. Për shkak të reshjeve të borës, e po ashtu edhe rrëshqitjes së saj, transporti në këtë rrugë ndërpritet për gjashtë muaj të vitit.

Nw tw planifikohet të organizojnë gara në ‘off-road’ dhe alpinizëm./Haber/Oxygen

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu