Rritet numri i udhëtarëve me tren në Kosovë

0
173

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për TM3 2018,  me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor, rrugor, dhe telekomunikimin.

Në territorin e Kosovës, janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport. Në hekurudhat e Kosovës qarkullojnë gjithsej 9 lokomotiva, prej tyre shtatë disel dhe dy trena motorikë. Lokomotivat  bartin dhjetë vagonë për udhëtarë dhe 1 420 vagonë për mallra.

Në tremujorin e tretë të vitit 2018, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte 33 mijë, krahasuar me tremujorin e njëjte të viti të  kaluar (TM3 2017), ku numri i udhëtareve është rritur për 41.90%.

Transporti i mallrave me tren në tremujorin e tretë të vitit 2018 ishte 93 mijë tonë, krahasuar me periudhën e njëjte të viti të kaluar (TM3 2017), ku ka një ulje për 35.60%.

Sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e tretë të vitit 2018, kemi pasur 2 542 fluturime  ose 6.63% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2017).

Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet udhëtimi gjatë këtij tremujori ishte rreth 721 mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2017), ku ka një rritje për 11.81%.

Bazuar në kërkesën e Eurostat-it, duke filluar nga tremujori i dytë i këtij viti (TM2 2018), publikimi ka pësuar disa ndryshime në pjesën e telekomunikimit, duke përfshire të dhëna edhe nga operatorët e tjerë, në mënyrë që të mbulohen të gjitha shërbimet e telekomunikimit të ofruara në vendin tonë. /OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu