Rriten pensionet në Kosovë

0
115

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të rrisë pensionet. 20% janë rritur pensionet bazike, 15 % kontributdhënëse, dhe 20% pensionet e parakohshme të Trepçës.

“Bazuar në programin dhe prioritetet e qeverisë dhe buxhetin propozohet që të bëhet rritja e pensioneve, pensionet bazike 20 %, kontribut dhënëse 15%, pensionet e parakohshme të Trepçës 20%”, ka thënë ministry i Financave Bedri Hamza.

Pensionet do të merren me rritje në mënyrë retroaktive nga janari i këtij viti.

Gjithashtu, kabineti qeveritar ka miratuar nismen në lidhje me financimin e projektit “Krijimi i Qendrave e-testuese dhe përmirësimin e mëtutjeshëm të shërbimeve të e-Arsimit për arsimin parauniversitar në Kosovë”, nismen për lidhjen e Marrveshjes me Qeverinë e Japonisë për projektin për “Ngritjen e Kapaciteteve për Menaxhimin e Mbeturinave” dhe ka aprovuar poashtu, themelimin e Komisionit për kontrollin e tregtisë me mallra strategjike./OxygenPress.info