Rrëzohet një helikopter ushtarak në Turqi, 10 ushtarë të vdekur

0
83

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka njoftuar se dhjetë ushtarë janë martirizuar dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak në lindje të vendit.

“Si rezultat i aksidentit tragjik, dhjetë shokët tanë heroikë në helikopter u martirizuan dhe katër të tjerë u plagosën”, tha ministria turke në një njoftim.

Kontakti me helikopterin ushtarak të tipit ‘Cougar’, i cili u ngrit në orën 1:55 pasdite nga provinca lindore Bingol në rrethin Tatvan, u ndërpre në orën 2:25 pasdite.

“Po zhvillohen përpjekje për transferimin e personelit tonë të plagosur në spital”, tha ministria turke.

Ngushëllime nga krerët e shtetit pas rrëzimit të helikopterit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka uruar mëshirën e Allahut për ushtarët e martirizuar dhe ka shprehur ngushëllime për familjet e tyre dhe Forcat e Armatosura Turke.

Presidenti Erdoğan u informua nga ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, pas rrëzimit.

Në llogarinë e tij në twitter, edhe zv/presidenti Fuat Oktay shprehu ngushëllime për familjet e ushtarëve të martirizuar.

“Dhimbja e ushtarëve tanë heroikë që u martirizuan na kanë shuar zemrat tona. Uroj mëshirë nga Allahu për martirët tanë dhe shërim të shpejtë të plagosurve tanë”, shkroi Oktay.

Po ashtu edhe zëdhënësi presidencial, Ibrahim Kalın, po ashtu ngushëlloi familjet e viktimave nga rrëzimi i helikopterit.

“Uroj mëshirën e Allahut për nëntë ushtarët tanë që u martirizuan dhe durim për familjet e tyre në pikëllim. Uroj shërim të shpejtë katër ushtarëve tanë të plagosur. Dhimbja jonë është e madhe”, shkroi Kalın në rrjetet sociale.

Drejtori i Komunikimit, Fahrettin Altun, po ashtu përcolli ngushëllimet e tij dhe uroi mëshirën e Allahut për martirët, si dhe shërim të shpejtë për të plagosurit.

Lideri i opozitës kryesore, Partisë Republika Popullore (CHP), Kemal Kılıçdaroğlu, tha: “Uroj mëshirën e Allahut për ushtarët tanë që u martirizuan si rezultat i rrëzimit të helikopterit ushtarak, ngushëllimet e mia dhe durimin për familjet dhe të afërmit e tyre, si dhe shërim të shpejtë për ushtarët tanë të plagosur”.