Rrëzohet avion i ushtrisë serbe

Një avion i ushtrisë së Serbisë u rrëzua mëngjesin e sotëm afër qytezës Mali Zvornik).

“Gjatë kryerjes të fluturimit të rregullt, mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00, një avion MiG-21 i ushtrisë serbe u rrëzua në zonën e fshatit Brasina afër Mali Zvornik”, konfirmoi Ministria e Mbrojtjes së Serbisë”.

Në vendin e rrëzimit të avionit janë dërguar ekipet e kërkim- shpëtimit dhe organet kompetente.

Deri më tani nuk ka të dhëna për viktima të mundshme apo të plagosur nga rrëzimi i avionit./aa