Rrezikohen rojet e pyjeve në Suharekë

0
201

Dy rojtarë të Parkut Kombëtar “Sharri” në rajonin e Suharekës janë sulmuar fizikisht nga grupe të organizuara që mirren me prerje ilegale të pyjeve. Jemin Shala dhe Ali Dakaj kanë marrë lëndime trupore derisa po kryenin punën e tyre.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka deklaruar se rojet janë të angazhuar në mbrojtjen e pyjeve maksimalisht, në këtë kohë kur është intensifikuar prerja ilegale e pyjeve në Parqe Kombëtare.

Sipas agjencisë, ata po përballen me probleme të shumta, përfshi këtu sulmet fizike dhe gjuajtjet me armë zjarri nga grupe që po dëmtojnë pyjet duke i prerë ilegalisht ato.

Rastet e fundit ishin ato të ditës së djeshme, përkatësisht sulmi ndaj rojtarëve të natyrës të PK “Sharri” në regjionin e Suharekës, Jemin Shala dhe Ali Dakaj, të cilët janë sulmuar fizikisht nga këto grupe të organizuara dhe kanë marrë lëndime trupore, dhe ai i gjuajtjes me armë zjarri në drejtim të rojeve të natyrës në regjionin e Kaçanikut. Në lidhje me të dy rastet është informuar Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit të cilët janë duke hetuar rastet. Me këtë rast Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës përkatësisht Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Sharri”, kërkon nga organet kompetente që me prioritet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për sjelljen e këtyre personave para drejtësisë. Gjithashtu kërkohet që të ndërmerren masat e nevojshme për parandalimin e rasteve të tilla dhe ofrimin e sigurisë së nevojshme për rojtarët e natyrës”, thuhet në ragimin e agjencisë.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse të Qeverisë së Kosovës të shikojnë mundësinë e rritjes së numrit të rojeve të natyrës, pajisjen e tyre ma armë dhe kompensimin e rrezikshmërisë në punë./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu