Rreth 1 mijë e 400 fëmijë të vrarë në Kosovë, askush nuk është dënuar deri tash

0
1516

Më 20 nëntor, në Ditën Botërore të të drejtave të fëmijëve, në Kosovë u promovua libri “Fëmijët martirë të Kosovës 1981-1999”.

Me emra dhe mbiemra, me të dhëna të lindjes dhe datën e vrasjes, e disa prejt tyre edhe me fotografi, ky libër dëshmon për gjenocidin e kryerë në Kosovë, nga serbët.

Autorja Hanëmshahe Ilazi në emisionin Oxygen ka thënë se ky libër është për ruajtjen e kujtimit të fëmijëve të vrarë.

Ajo tregon se këta fëmijë janë vrarë për shkak të përkatësisë së tyre dhe thotë se ka foshnjë që është vrarë në barkun e nënës, në muajin e nëntë të shtatëzanisë së saj.

“Ky libër është që të mos i harrojmë kriminelët që shëtisin ende të lirë. Ne nuk kemi bërë asgjë, nuk kemi paditur asnjë kriminel, po i rivrasim këta fëmijë. Jam e lumtur që është përkthyer edhe në anglisht sepse le ta shoh bota cfarë ka ndodhur në Kosovë”, thotë Ilazi, raporton oxygenpress.info

Numri i fëmijëve në këtë libër është rreth 1 mijë e 400, ndërsa janë edhe emrat e rreth 130 fëmijëve që janë të zhdukur, të vrarë.

Bashkëautori i librit Nusret Pllana thotë se libri është promovuar në disa shtete, por që do vazhdojnë nëpër të gjitha vendet, nuk do ndalen.

“Këtë libër nuk është dashtë ta shkruajmë ne, por është dashtë ta shkruajë Akademia e Shkencave. Libri ynë nuk është i përsosur por është dashtë të shkruhet nga institucionet shtetërore”, thotë Hanëmshahe Ilazi.

“Asnjë përkrahje nuk e kemi pasur nga ministritë tona dhe komunat tona. Por ne ja kemi arritur deri tani tu ju falenderur të gjithë shqiptarëve, vecanërisht atyre të diasporës”, ka thënë Nusret Pllana.

Ilazi shpjegon se nuk është e vetmja që ka shkruar për fëmijët e vrarë, thotë se ka shkruar edhe Natasha Kandiq, Jusuf Osmani, Melihate Tërmkolli dhe të tjerë.

Autorët shpejgojnë se kur libri po promovhet nëpër ambasadat e Kosovës nëpër botë, shumica e tyre nuk po e organizojnë si duhet dhe madje as ambasadorët e Kosovës nuk po marrin pjesë, as si shenjë nderimi për fëmijët e vrarë.

Librin për ata që duan ta blejnë, është në librarinë “Artini” në Prishtinë që kushton 20 euro./oxygenpress.info