Rrëfen vajza që mposhti leukeminë në Kosovë, kërkon vëmendjen e institucioneve për fëmijët e prekur

0
380

Samire Zeneli e cila në moshën 14 vjeçare u diagnostifikua me leukemi

Për dy vjet trajtim në Kosovë ajo tashmë është shëruar plotësisht, nga mjekët kosovarë në bashkëpunim me ata italianë.

Samirja është angazhuar në repartin ku është shëruar si psikologe.

Ajo ndihmon të gjithë fëmijët e prekur me leukemi.

Ka një ëndërr.

“Ëndrra ime është që të mblidhemi ne si popull, t’i ndihmojmë fëmijët pavarësisht çfarë sëmundje kanë, që të shërohen. Fëmijët janë e ardhmja e botës”, thotë Zeneli.

Ajo u ndihmon fëmijëve të kuptojnë për sëmundjen që kanë dhe që ta duan jetën pavarësisht sëmundjes që kanë.

Samirja tregon që mjekët në Kosovë janë shumë të mirë, por me ndihmën e mekëve italianë po shërojnë fëmijët me leukemi në Kosovë.

Në vendin tonë, diagnostifikohen 40 deri në 60 fëmijë të prekur me leukemi brenda një viti.

Leukemia akute është nje lloj kanceri më i zakonshëm që vihet re në moshën e fëmijërisë. Vihet re se shkaktohet nga përhapja e pakontrolluar e qelizave anormale në palcën e kockave që përbëjnë strukturën e qelizave të gjakut.

Për arsye të parandalimit në formimin e qelizave të gjakut, mund të shkaktojë zbehje, dobësi dhe lodhje. Për arsye të përhapjes se qelizave te pakontrolluara, krijohet fryerje në nyjet limfatike, në qafë dhe në pjesë të ndryshme të trupit mund të dalin edhe gjëndrra. Meqënese zvogelohen trombocitet e gjakut të cilat ndalojne gjakderdhjen, në trupin e pacientit të semurë mund të vihen re blanë të mavijosura, gjakderdhje në hundë dhe mund të ndodhë gjakderdhje edhe në mishrat e dhëmbëve. Një shenjë tjeter e leukemisë akute mund të jetë edhe temperatura e lartë që nuk i përgjigjet terapisë me antibiotikë.

Trajtimi i parë i leukemise akute është kimioterapia. Në rast se leukemia është me rrezik të lartë ose kur sëmundja përsëritet, është e nevojshme transplatimi i palcës kockore. Për këtë është e domosdoshme përshtatje e donatorëve (dhuruesit). Donatorë më të mundshëm janë vëllezërit. Në rastet kur nuk ekziston mundësia në pershtatshmerië e duhur e vëllait ose motres dhe nëse brenda familjës nuk mund të gjendet donator, është e nevojshme për tu referuar në bankat e donatorëve./OxygenPress.info