Rrëfen Fahrije Hoti si askush nuk brengoset për familjarët e të vrarëve dhe të zhdukurve në Kosovë

0
461

Fahrije Hoti, është themeluese e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, në të cilën janë të punësuara pesëdhjetë gra, shumica e të cilave kanë mbetur të veja nga lufta e fundit në Kosovë.

Ka qenë gjithashtu themeluese e organizatës së personave të zhdukur “Shoqata gratë e veja”.

Fahrije Hoti është nënë e dy fëmijëve dhe njëra nga 200 gratë e Krushës së Madhe që humbën bashkëshortët dhe djemtë gjatë luftës së fundit.

Lufta shkatërrimtare ishte e vështirë për Fahrijen dhe 200 gra të veja të mbetura nga pushtimi serb.

Ato nuk përballeshin vetëm me dhimbjen e humbjes së më të afërmve të tyre, por edhe me paragjykimet e njerëzve përreth.

Tregon si pas luftës endeshin rrugëve të Prishtinës në kërkim të të zhdukurve, shpjegon si askush nuk brengosej për ta, teksa po kërkonin një informatë të vetme për më të dashurit e tyre.

Dëgjojeni rrëfimin prekës të saj në emisionin Oxygen Show