Rrëfen atletja hungareze se si e dhunuan seksualisht në mes të rrugës

0
446

Kampionia hungarez e ultramaratonave, atletja Viktoria Makai u bë viktimë e një sulmi brutal seksual në Budapest.

Teksa ajo po bënte udhëtimin përgjatë rrugës së saj të zakonshme, një njeri i fuqishëm filloi ta prekte atë, e rrahu derisa i përgjaku kokën dhe abuzoi seksualisht me të. Teksa kjo po ndodhte, makinat kalonin rrugës dhe nuk ndaloi askush ta shpëtonte.

Bashkëshorti i saj doli për ta kërkuar dhe arriti të parandalonte një tragjedi edhe më të madhe. Duke e larguar sulmuesin prej saj, ai shpëtoi bashkëshorten e tij, duke e dërguar në spital menjëherë. Policia e arrestoi sulmuesin në të njëjtën ditë dhe ngrit akuzë ndaj tij.

Pasi u lirua nga spitali, nëna e dy fëmijëve nuk pranoi të fshehte plagët e saj dhe filloi një fushatë kundër dhunës me moton “Run Away”.

“Ne shpresojmë të gjenerojmë ide që nxisin mendime që mund të na ndihmojnë të rrisim sigurinë tonë. Ndoshta këto mesazhe të fushatës do t’u ndihmojnë të tjerëve të tregojnë historitë e tyre ose të tërheqin forcën e nevojshme për të bërë një ndryshim”, tha ajo për mediat.

Ajo ka publikuar fotografi të gjendjes së saj, por edhe ka folur për gjendjen e saj pas asaj që i ndodhi.

“Tani, jam e shqetësuar se si mund të mbrohen vajzat tona që janë të dobëta dhe si të ju ofrojmë atyre siguri në rrugë”, thotë ajo.

“Isha duke vrapuar në një lagje të sigurt, të ndriçuar mirë dhe me plotë njerëz. Mendoja se jam e sigurt dhe pa asnjë rrezik. Unë bëra një gabim, e sulme mund të ndodhin ende. Ia kam borxh jetën, bashkëshortit tim”, thotë atletja, duke treguar se personin që e dhunoi e njihte si fytyrë dhe përshëndetej me të çdo mëngjes./OxygenPress.Info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu