Rrëfehet Besim Dina: Nuk kam qenë në luftë, është tjetër Besim ai në listë

0
1372

Lista e Veteranëve të Rrejshëm të UÇK-së u bë kryetemë ditëve të fundit – dhe jo vetëm.

Në mesin e shumë emrave që çuditen opinionin ishte edhe ai i Besim Dinës, komedianit të njohur dhe autorit të emisionit “Oxygen”.

Vet Dina zgjodhi të tregojë rrëfimin e tij – pa dyshim në mënyrën e tij unike – në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës.

“Jeta ka sfida. Fillimisht dua t’iu kërkoj falje shikuesve dhe adhuruesve. Nuk kam fjetur gjithë natën, as sot krejt ditën”.

“Sigurisht jam shqetësuar. Nuk e kam pritur që kaq kollaj dalin në Kosovë këto sende”.

“Janë zhgënjyer shumica, nuk e kanë pritur prej meje. Janë mësuar që të flas drejt, në emisionin tim kam tentuar të flasim kundër korrupsionit, kishe po bajmë shtet”.

Dina nuk ka dashur të pohojë ose mohojë pjesëmarrjen e tij në luftën çlirimtare të Kosovës,  të paktën jo me përgjigje të drejtpërdrejtë – pa e bërë show-n e tij.

“Nuk mund të them ‘po’ ose ‘jo’ menjëherë. Të kthehemi prej fillimit kur kam lindur, në vitin 1971, në vitin 1999 i kam pasur 28 vjet”.

“Po më duket që më kanë gabuar edhe mua rastësisht me ata 4-5 veteranët e rrejshëm që iu kanë shtuar numrit prej 60.000 veteranëve – nja 4-5 për nafakë janë veteranë të rrejshëm, qaty më kanë futur edhe mua”.

“Janë 4-5 vetë më tepër që i kanë shtuar”, ka thënë Dina me ironi, “edhe unë kam qëlluar qaty. Unë kam plot shokë që janë veteranë të vërtetë, mua më kanë futur te këta veteranët të pavërtetë”.

“Kam pasur qejf që të shkoj në luftë, por situata ka qenë shumë e keqe”.

“Arsyeja kryesore është se jam tutë”.

Megjithatë, showmeni i njohur kosovar pas ironisë që ka bërë lidhur me Listat e Veteranëve të Rrejshëm ka mohuar në mënyrë kategorike që ka qenë pjesë e luftës.

Ai ka sqaruar se emri që gjendet në Listën e Veteranëve të Rrejshëm nuk është i tij.

“Nuk kam qenë në luftë”.

“Në Kosovë jo. Unë e kam moshën që mundem me qenë veteran i Luftës së Dytë Botërore, por në luftë të Kosovës jo”.

“Kush ka qenë në luftë, ‘bravo’. I përshëndes luftëtarët tamam”.

“Unë jam Besim Rexhep Dina. Në listë ishte një person me emër tjetër të babait. Rrallëkush i ka dy baba, unë e kam baba Rexhep Dinën, të paktën me fakte të mamës Ilmijes”, ka thënë komediani.

Dina ka treguar edhe prapaskenat e kësaj ndodhie me listën.

“Ngjarja pse mbeta pa gjumë, u bë lëmsh kjo punë. Me thirrën shokët që e kanë përkrahë këtë hajgare, thanë se ka shkruar një portal i rrejshëm se jam veteran i rrejshëm”.

“U thash: ‘Leni le të flasin’, më thanë se po e bëjnë një aksion. Vet shokët e mi ia nisën me më shajtë gjatë gjithë ditës dhe kjo mori përmasa të tilla. Aksioni quhet ‘Fortunë mbi portalet’ pasi portalet po e dezinformojnë popullin, ne po duam ta dezinformojmë vetë protalet”.

“E pashë se më kanë shajtë plot vetë në Facebook, por unë jam Besim Rexhep Dina. Nuk kam qenë në luftë, edhe shumë më vjen keq që nuk kam qenë në luftë”.

“Kush ka qenë në luftë, me të vërtetë, është Zot për mua. Duhet t’i respektojmë përgjithmonë, sepse ai që ka qenë vërtet në luftë e respekton popullin që nuk ka qenë në luftë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu