Rrahet djali i Nenad Rashiqit

0
111

Një rast i rrahjes mes disa personave ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në afërsi të shkollës në Llapnasellë të Graçanicës.

Si pasojë një person i mitur ka marrë lëndime trupore, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia me këtë rast i ka shoqëruar për në stacion tetë persona.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në afërsi të shkollës në Llapnasellë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Me të marrë informatën njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull ,ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”.

“Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor 8 persona të dyshuar (prej tyre një i mitur). Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”.

Klan Kosova mëson se personi i mitur i cili është rrahur është djali i politikanit serb Nenad Rashiq.

Klan Kosova ka provuar të bisedojë edhe me Nenad Rashiqin, por deri në këto momente nuk ka marrë përgjigje lidhur me rastin.