Rozafa 5 mijë vjeçare në duart e arkeologëve të huaj

0
349

Me zbulimin 5000 vjeçarë brenda Rozafës hapet rruga që edhe qytetet e fortifikimet e tjera shqiptare të nisin kërkimet për nënshtresat më të vjetra. Hapja e kësaj rruge po vjenë nga arkeologët e huaj edhe kjo nuk është aspak çudi. Ndërsa dije, arkeologjia shqiptare- me në krye Kryetarin e Akademisë së Shkencave sot,- i bënte fletërrufe Eqerem Çabejit së ‘përse ai merrej me arkeologët borgjezë…

Zbulimet e reja në Shkodër po hedhin dritë mbi disa dritëhije të çuditshme edhe po e thyejne mitin që ishte krijuar nga ana e Arkeologjis Shqiptare. Mos lidhja e fazave të qytetrimeve si edhe dokumentimi kohorë në vendin tonë, me mbi 700 – 1000 vjetë më vonë se e njejta kulturë me vendet fqinje, dukej më shumë se qesharak edhe aspak e provuar shkencerisht. Duhej të kalohej idea se një kulturë fillon në Greqi edhe pas 700 vjetësh vjen në trojet ilirike: këtë ka bërë arkeologjia shqiptare deri më sot. Këto veprime janë kritikuar ashpër nga Prof Dr Dhimiter Pilika por ‘nuk bëhej shaka me Partinë atëherë’ ndaj edhe Pilika ishte interrnuar.

Zbulimet e arkeologëve Polakë në Rozafë vijnë edhe e hedhin poshtë këtë psikozë që ishte krijuar. Rozafa banohej sot 5000 vjetë më parë edhe ishte bashkohëse e Festos, Mikenës apo Knosos. Nuk u shpik atje qytetrimi edhe pas 2000 vjetëve erdhi në ilirik pasi këto prova tregojn se në të njejtën kohë me Mikenën e Knoson banohej edhe Rozafa…të mos flasim për Apollonin që ka Kryegjatën në vazhdimësi nga Paleoliti. Këto pëfundime vijnë nga zbulimet e reja në thellësi prej 7 m brënda Kalasë së Rozafës.

Zbulimet kryesohen nga Piotr Dyczek i Universitetit te Varshavës i cili , siç duket, po di se çfare po kërkon sepse deri më sot na ka mbytur përciptësia e shtresave të sipërme ku dominojne kulturat e njohura si pushtuese.

Mitet e kësaj treve janë të degjuara e të dokumentuara me kohë. Ajo që mbetet është që zbulimet e që po behen të sjellin motive të skalitura a të pikturuara që të lidhet historia e Rozafës me gjendjet arkeologjike.

Me zbulimin 5000 vjecarë brenda Rozafës hapet rruga që edhe qytetet e fortifikimet e tjera shqiptare të nisin kërkimet për nënshtresat më të vjetra. Hapja e kësaj rruge po vjenë nga arkeologët e huaj edhe kjo nuk është aspak çudi. Ndërsa dije, arkeologjia shqiptare- me në krye Kryetarin e Akademisë së Shkencave sot,- i bënte fletërrufe Eqerem Çabejit së ‘përse ai merrej me arkeologët borgjezë’, sot po del në dritë se arkeologjia perëndimore po i rrëzon përrallat e shpifura që ka ngritur arkeologjia shqiptare rreth kohë dokumentimit të kulturave.

Vlen për tu theksuar se nuk është problemi tek specialistët por problemi ka qënë edhe mbetet fundë e krye ‘besimi i verber, neglizhimi edhe mos ndërgjegjësimi për të zbuluar edhe ruajtur kulturën e të parëve tanë’. Sot nuk ka fonde prej 25 vjetësh edhe arkeologjia jonë ka degraduar si mos më keq ndërkohë që fare mirë ajo, me pak fonde, do ishte kthyer në promovuesja më e madhe e turizmit të vendit duke i kthyer dhjetëfish parat e hedhura për zbulime. /njekomb