Ronaldos nuk i ndahen problemet

0
84

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkëlqejë në fushën e lojës, por jashtë saj nuk është se është pa probleme.

Pas akuzës për përdhunim të një femre, është aktualizuar akuza për fshehje të tatimit gjatë kohës sa lunate te Real Madridi.

“La Audiencia Provincial” e ka thirrur Ronaldon të hënën e 14 janarit 2019 për të qenë në Madrid dhe për të ratifikuar para gjyqtarit marrëveshjen e arritur me Thesarin, pasi u akuzua se ka bërë evazion fiskal prej 14.7 milionë euro. Në seancën dëgjimore, lojtari i Juventusit do të gjykohet si fajtor për kryerjen e katër veprave fiskale gjatë kohës së tij te Real Madridi dhe do të pranojë një dënim me dy vite burg, që synohet të konvertohet në mënyra të tjera.

CR7 tashmë e ka likuiduar dënimin ndaj Thesarit (pjesa më e madhe është paguar më 6 gusht, kur derdhi 13.4 milionë euro në arkën publike spanjolle), por ende nuk ka dalë në Gjykatë dhe përpara Prokurorit, siç është e shënuar në ligj. Avokati i tij, Jose Antonio Choclan, po përpiqet që dënimin me dy vite burg ta zëvendësojë me një dënim shtesë prej 375.000 euro, por drejtësia nuk e ka pranuar ende këtë gjë në negociata.

Në rast se nuk pranohet kjo kërkesë e avokatit, atëherë ylli portugez mund të dënohet me burgim./OxygenPress.info