Ronaldo qetëson bardhezinjtë: Kthehem për dy javë

0
119

Cristiano Ronaldo ka qetësuar tifozët e “Juventusit”, duke deklaruar se dëmtimi i marrë në ndeshjen Portugali-Serbi, nuk është shqetësues dhe do rikuperohet brenda dy javëve.

Portugezi, 5-herë fitues i topit të artë, në përfundim të ndeshjes të luajtur në gadishullin Iberik, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020, u shpreh se ka pësuar një tërheqje, por nuk ndihet i shqetësuar.

Ish-lojtari i “Real Madrid” është detyruar të lë fushën që në minutën e 30’ të lojës pas një shqetësimi në muskujt e kofshës.

“Dëmtim im? Nuk jam i shqetësuar. E njoh shumë mirë trupin tim dhe në dy javë do të kthehem të luaj”, ka thënë CR7 për “PortuGoal”. Mbetet për t’u parë në vazhdim për informacione të reja, nëse shkalla e dëmtimit mund të jetë shumë e lartë.

Sakaq, ndeshja mes portugezëve dhe serbëve ka përfunduar me rezultatin 1-1.