Ronaldo, gjest fisnik me rastin e Krishtlindjeve

0
57

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo nuk shkëlqen vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.

Në të kaluarën ka dëshmuar seështë humanist, duke ndihmuar fëmijë, të sëmurë dhe njerëz në nevojë, ndërsa kështu ka bërë edhe sivjet me rastin e Krishtlindjeve.

Sulmuesi i Juventusit e ka vizituar spitalin e fëmijëve “Mbretëresha Margarita”, në Torino, ku ka takuar fëmijët që po kurohen atje dhe ka shpërndarë dhurata për ta.

Sulmuesi portugez kishte vendosur të mos njoftojë mediat për këtë akt bamirësie, por një foto e publikuar nga vetë spitali, ka nxjerrë edhe sekretin.

Në këtë vizitë, Cristiano Ronaldo ishte i shoqëruar nga e fejuara e tij, Georgina Rodriguez, ndërsa portugezi ka rritur edhe më shumë simpatinë ndaj tij, me këtë gjest fisnik./OxygenPress.info