Ronaldo e arrin edhe këtë rekord

0
39

Juventusi e ka mposhtur Valencian me rezultat 1:0 në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Kjo fitore do të mbahet mend gjatë nga ylli i skuadrës italiane, Cristiano Ronaldo.

Portugezi është bërë futbollisti i parë në planet, i cili arrin 100 fitore në Champions League, në total me të gjitha ekipet që ka luajtur.

Diçka e jashtëzakonshme kur mendon, se vetë klubi i Juventusit, në total ka arritur 91 fitore në garën më prestigjioze në konkurrencën e klubeve të futbollit evropian.

Ronaldo numrin më të madh të fitoreve e ka arriur me Real Madridin, pastaj me Manchester Unitedin dhe së fundi me Juventusin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu