Robinho nis një tjetër aventurë

Robson de Souzan i njohur nga të gjithë si Robinho, ka vendosur të ndërrojë sërish skuadër. Sulmuesi brazilian, i cili aventurën e tij të parë në Evropë e pati te Real Madridi, pastaj luajti edhe te Manchester City e Milan, së fundi ishte pjesë e kampionatit turk.

Pasi një viti të kaluar me skuadrën e Sivasspor duke realizuar 12 gola në 30 ndeshje, në moshën 34-vjeçare, Robinho  ka vendosur të ndryshojë sërish ambient por pa lëvizur nga Superliga turke. Robinho ka arritur marrëveshjen për t’u transferuar te Istanbul Basaksehir skuadra që kryeson kampionatin. Drejtuesit e klubit nga Stambolli janë të bindur se braziliani me eksperiencën që zotëron do t’i ndihmojë të fitojnë titullin kampion në këtë sezon.

Nuk ka dyshim se Robinho do të jetë një shtysë e madhe, por mbetet të shihet nëse do të mjaftojë për titull./OxygenPress.info