Robin Krasniqi sonte përballet me gjermanin Dominic Boesel

0
252

Boksieri kosovar, Robin Haxhi Krasniqi, sonte do të përballet për herë të tretë për titullin e kampionit të botës.

Kësaj radhe ai do të ndeshet me gjermanin Dominic Boesel.

Kujtojmë se Boesel është kampion aktual i botës në WBA dhe IBO.

Sipas mediave në Gjermani, kjo ndeshje për Robinin nuk ka të bëjë vetëm më titullin e botës, por edhe me të ardhmen e tij si boksier.

Ndeshjen do të mund ta ndiqni sonte në ART SPORT 1 duke filluar në orën 23:00.