Robert Ndrenika, artisti i popullit feston ditëlindjen e 79-të

0
60

Robert Ndrenika (1942). Lindi më 10 janar në Tiranë në kryeqytetin e Shqiperisë. Familja e tij është nga fshati Vuno i Himarës. Pasi kryen shkollën në vitet 1960-1964 studioi për aktor në shkollën e lartë për aktore “Aleksander Moisiu”. Pas mbarimit të shkolles deri më 1970 punoi si aktor në teatrin “Skampa” të Elbasanit, në vitet 1970-1974 në Teatrin e Institutit të Larte të Arteve, i quajtur ndryshe Teatri i të Rinjve, dhe më pas në Teatrin Kombëtar, deri në vitin 2001 kur doli në pension. Ka kryer detyrën e drejtorit të Teatrit Kombetar në vitet 1993-1944. Në vitet 1992-1996 ka qenë i zgjedhur si deputet i kuvendit Popullor.

Robert Ndrenika shquhet për larminë e roleve, për kalime të natyrshme nga drama dhe tragjedia në komedi dhe grotesk, është lehtesisht i transformueshëm, i vertëtë, i besueshëm, me sens të spikatur realist, skicues i karaktereve të goditura, rendom të ardhura nga shtresat rurale a të ulëta të shoqerisë, por jo pak syresh edhe nga radhët e intelektualeve, zyrtareve etj. Perjetimi i tij është i thelle dhe tejet organik, buron dhe shkakton emocion.

Qysh student në regjisorin dhe pedagogun Kujtim Spahivogli spikati në disa role komike, sidomos me rolin e Bendikut në komedine Shumë Zhurmë për asgje të Shekspirit, 1959, dhe në versionin saj në vitin 1972 në Teatrin e të Rinjve. Në teatrin “Skampa” nga rolet më mbresëlënese ishte ai i Filimonit te komedia Njeriu qe pa vdekjen me sy e Viktor Eftimiut, 1965. Kete rol e perseriti në shfaqjen e Teatrit Popullor më 1983 dhe serish, pas gati 25 vjetesh, me 2007 në teatrin “Skampa”.

Ai ofroi tri pamje në nje, jo vetëm sa i takon moshës kur e ka luajtur, por edhe në qasjen interpretuese, duke vënë në spikamë te Filimonet e ndryshem nga herë mesuesin e politikanit të ardhshem bashkiak, në pamje si njeri i leshte, naiv, bamirës e babelok, porn e thelb, një arrivist i kamufluar, pragmatist finok (packa se injorant e jo “ i zduguar” për nga rituali i sjelljeve). Në vitin 1973 luajti Pobjednosikovin te komedia Banja e Majakovskit, regjisor Kujtim Spahivogli.

Në këtë rol ra në sy aftesia e tij për të gërshetuar elementët e sarkazmës therëse me gjasat e lehta të humorit të farës, në pertalljen e zyrtarëve të lartë burokratë të shtetit të korruptuar sovjetik të viteve ’20-’30. Më 1974 misheroi me një gjuhe realiste figurën e Qazim Mulletit në komedinë Prefekti te Besim Levonjes, ku aktrimi i tij u dallua për “seriozitetin” dhe “rendësinë” që i dha këtij personazhi nga fushëpamja e mbartjes komike, për nxjerrjen në pah rrezikshmërinë sociale e politike të tij, duke e mbajtur gjithherit brenda tonimeve të një satire të mprehtë.

Nga dramaturgjia kombetare, midis të tjerash, ka interpretuar në role kryesore: Koz Dynjaja të Lumi i vdekur, 1975, e K. Velces, xha Ramadani te Komunistet e R. Pulahes 1981, Teli të Shenomeni dhe mua e H. Minarollit, 1974, nënpunesi të Shkallet e R. Pulahes, 1990 etj.

Nga dramaturgjia e huaj interpretoi: Malvolin te Nata e dymbedhjetë e Shekspirit; Uill Lomenin te Vdekja e një komisioneri e A. Milerit, ku paraqiti shterimin shpirteror të njeriut të thjeshtë amerikan në lojën e cpersonalizmit dhe tjetërsimeve dramatike; Alfred Uilin të Vizita e dames plake e F. Durenmatit, 1990, me të cilin satirizoi perëndimin e moralit tradicional europian perballë sfides së epokës së ekspansionit të parasë me blerjen e shpirtit, e vlerave humane dhe përdhosjen e tejkalimin e “tabuve” etike të krishterimit; Brosharin të Darka e të marrëve, e F.Veberit, 1998- një njeri naiv, i ndershëm, i mbyllur, me imagjinatë të shfrenuar, që nxitet nga delire të ndrydhura e që shperthejnë befasisht në trajta groteske; një viktimë fatkeqe e lodrave dhe trukeve të njerezve të pasur për të kaluar kohën.

Për rolin e Di Spetes të Magjia e madhe e De Filipos u nderua me kupën Aktori më i Mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit, me 1994, përmes të cilit luajti hijshëm me ndënjen dhe qëndrimet absurde të njeriut për të ngujuar lirinë dhe vetjakësinë e tjetrit, duke operuar me stilin e ‘’lojës në lojë’’, vetëmashtrimin dhe hipertrofinë mendore të personazhit. Në vitin 2004 luajti Harpagonin tek komedia Koprraci e Molierit, duke dëshmuar rishtazi fuqinë karakterizuese të aktrimit të tij, që lëvizte nga elementët e “Commedia del’Arte” të rrafshët e një sarkazme therrëse, packa se mbivendosjet e farës, të parapëlqyera prej tij, ia ulen disi rrezikshmërinë shoqerore këtij personazhi.

Në kinematografi ka interpretuar në mbi 38 filma ,kryesisht role kryesore ,por edhe të dyta .Loja e tij para kamerës shquhet për saktesine e të vepruarit ,për një ndjenje të thelle e të brendshme, për organicitet e natyrshmeri. Në fillim Mesonjetorja 1979, luajti rolin e Kockes, nderuar me Medaljonin e Festivalit, me të cilin jetesoi botën e një mjerani, por sidoqoftë të ndershëm, që shkon drejt fundit tragjik përmes një gjendjeje të nderë, të pernxitur, deri në delir.

Të vetëndjerit e tij në momentet e helmimit dhe vdekjes mbërriti në një nivel të lakmuar. Nënprefekti në filmin Koncert në vitin 36 (1978) sjell një tjetër pamje dhe tipologji aktrimi. Ironia e hollë, qendrimi shpotitës ndaj gjoja ‘’oksidentalizmit’’ të ketij zyrtari shik të viteve të monarkisë (vecse në thelb një makinë e bindur e pushtetit), përcillte nga aktori sajë veprimit të tij elegant, plastikes shënjuese, gjestit të rafinuar, që së toku nuk tradhtohen nga e vërteta jetësore, gjestet e mënyrat prej aristokrati dhe njeriu ‘’të kulturuar ‘’të provincës, porn e fakt snob e të korruptuar.

Në Festivalin e Filmit 1979, me këtë rol ai u nderua me cmimin Aktori më i mirë. Më 1980 luajti rolin e Agushit në filmin Një shoqe nga fshati, me tv cilin, pvrtej kufizimeve ideore, fiktivitetit dhe lustrimit të realitetit prej filmit, përkundrazi, ai dëshmoi dhuntinë e tij të përshtatjes komike, e lidhur kjo me vlëresimin ‘’serioz‘’ të situatës dhe krijimin e kundërshtive, që shkaktojnë rrjedhimisht befasime të këndshme humoristike.

Me rolin e Zenunit në filmin Kur vjen një ditë, me të cilin u nderua me Medaljoni e Festivalit VI të Filmit dhe me cmimin Aleksandër Moisiu, ai paraqiti përmes një ndjenje të ngrohtë njeriu e thjeshtë, të dashur, të sinqertë deri në dhimbje, kurse me rolin e Vangjelit, filmi Përralle nga e kaluara 1987, solli burrin dembel e parazit të shpotitur me finesën fale ‘’seriozitetit të shtirur’’ dhe një humor të holle, pa teprime. Për shumë vite Robert Ndrenika ka punuar si pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike, në degën e aktrimit, në Akademinë e Arteve. Ka qenë deputet i Kuvendit Popullor në një legjislacion. Ai gjithashtu mban titullin ‘’Artist i Popullit’’./AktorëtShqiptare-UrbanNews.al