Robben jep një lajm të keq për tifozët e Bayernit

0
40

Arjen Robben është futbollist që ka lënë gjurmë të pashlyeshme kudo që ka luajtur, e sidomos te gjiganti gjerman Bayern Munich, pjesë e të cilit është tash e 10 vjet.

Pikërisht pas 10 vjetësh, sulmuesi holandez ka vendosur t’I japë fund kësaj aventure.

Anësori 34-vjeçar ka bërë të ditur se do të largohet në fund të këtij edicioni.

Gjatë një vizite të tifozëve që I kanë bërë skuadrfës, ai ka shpjeguar: “Ky do të jetë viti im i fundit te Bayerni. Kam kaluar 10 vite të mrekullueshme, por çdo gjë ka një fund”.

Robben te Bayerni u transferua në vitin 2009 nga Real Madridi dhe që nga atëherë është paraqitur në 198 ndeshje, ndërsa ka shënuar 98 gola.

Tash për tash nuk dihet ku do të jetë e ardhmja e Robbenit, por nuk përjashtohet mundësia që ashtu si shumë futbollistë tjerë që janë në fund të karrierës, të transferohet në SHBA ose futbollin aziatik./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu