Rita Ora rrëfen për sëmundjen e nënës së saj

0
34

Pak ditë më parë, nëna e këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Ora, Vera zbuloi se ka fituar betejën me kancerin.

Lidhur me këtë fazë të trishtë të jetës së tyre ka reaguar edhe Rita, e cila tregon për herë të parë sesi u ndje kur mësoi për sëmundjen e rëndë të mamasë.

“Kur mora vesh që mami ishte sëmurë me kancer në gji, mendova: ‘O Zot, nuk mund të gjesh person më perfekt për t’u marrë me këtë punë’. E kuptoja që kishte kancer në gji dhe mund vetëm ta imagjinoja sesi ishte për të që të rriste tre fëmijë, te linte miqtë dhe të afërmit në Kosovë pasi lëvizëm në Britani, të mësonte një gjuhë të re, u bë psikiatre. Nuk mund të jem më krenare për udhëtim e nënës sime”, shprehet Rita në një video të publikuar nga e ëma Vera, në “Instagram”.