Rita Ora rikthehet me ish të dashurin e saj

0
70

Pasi i dha fund romancës 4 mujore me Andrew Garfield, Rita Ora është kthyer në krahët e ish të dashurit të saj Andrew Watt.

Ata u ndanë në tetor pas dy vitesh lidhje dhe këngëtarja me origjinë shqiptare nisi një romancë të shkurtër me aktorin Andrew Garfield.

Por një burim thotë se çifti kuptoi se mund ta bënin lidhjen e tyre sërish funksionale ndaj u rikthye sërish bashkë.

“Ata u rikthyen këtë vit dhe po gjejnë kohën të shikojnë njëri-tjetrin sa më shumë që munden,”-tha burimi.

Rita u fotografua me Andrew, në një event në Los Angelos muajin e kaluar. Para kësaj, për herë të fundit u panë bashku në një event në gusht të vitit ta kaluar në New York.