Rita Ora publikon këngën ‘Bang’, videoja me përplot elemente kombëtare

0
1344

Debutimi i këngëtareve shqiptare dhe përfaqësimi dinjitoz i vendit të tyre është duke vazhduar fuqishëm. 

E paralajmëruar ditë më parë nga artistja kosovare, ‘Bang’ erdhi afër përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

 

E shfaqur me veshje kombëtare, të shteteve të ndryshme, Ora ka fituar zemrat e publikut shqiptar.

Në anën tjetër, në videoklipin e këngës ‘Bang’ përveç veshjeve, shohim edhe elemente tjera shqiptare. Në këpucën e Orës, shohim një shqiponjën kuq dhe zi, që këngëtarja e përdor për t’u identifikuar për prejardhjen e saj, të cilën përherë mundohet t’ia tregoj botës.

Kënga e sjellur në bashkëpunim me Imanbek, është në kuadër të 4 projekteve muzikore, me të cilat Ora do t’i gëzoj artdashësit e saj.