Rinumërohen rreth 79% e vendvotimeve

0
46

Procesi i rinumërimit të 1407 vendvotimeve është duke shkuar drejt përfundimit.

Kjo për faktin se deri më tash janë rinumëruar 78.25 për qind e vendvotimeve. Kështu ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi ka treguar se vetëm gjatë ditës së djeshme janë rinumëruar 133 vendvotime.

“Në QNR po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i. Në ditën e nëntë, të enjten, janë rinumëruar 133 vendvotime. Pra, deri më tani janë rinumëruar 1 101 (78.25%) nga 1 407 vendvotime”, ka thënë Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së, në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur se ky proces ka gjasa që të përfundoj të dielën.