Rinumërimi me dorë i votave në Xhorxhia konfirmon fitoren e Biden

0
83

Një rinumërim i votave në shtetin e Xhorxhias për zgjedhjet presidenciale konfirmoi fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden në shtetin tradicionalisht republikan.

Fitorja e Biden në Xhorxhia, i cili nuk ka votuar demokratët gjatë 28 viteve të fundit, është një humbje tronditëse për Trump, i cili po përpiqet të përmbysë rezultatet e zgjedhjeve amerikane duke ngritur sfida të pafrytshme ligjore dhe duke përhapur pretendime të pabazuara për mashtrim të gjerë zgjedhor.

Me gati pesë milion vota në këtë shtet, Biden fitoi ngushtë me rreth 14 000 vota, sipas rezultateve të zgjedhjeve. Demokrati tani po kryeson me 12 284 vota sipas rezultateve të rinumërimit, megjithatë, rezultati përfundimtar mund të jetë pak më i ndryshëm.

Ndërsa rinumërimi i mandatuar nga shteti pohon fitoren e Biden, fushata e Trump ende ka të drejtën të kërkojë një tjetër rinumërim, pasi marzhi i fitores së Biden është më pak se 0,5%./atsh