Ringjallet Bitcoin

0
50

Çmimi i Bitcoinit papritmas është ngritur për qindra dollarë, pas muajsh të tërë të stabilitetit në treg.

Bitcoini u ngrit në 4848 në më pak se një orë sot në mëngjes, duke e arritur pikën më të lartë në vitin 2019.

Kjo vjen pas një periudhe të jashtëzakonshme stabiliteti për kriptovalutat, me Bitcoinin që nuk lëvizte shumë nga 4 mijëshi.

Pavarësisht kësaj ngritjeje, kjo valutë mbetet shumë larg pikut të arritur në fund të vitit 2017 kur kishte qenë afër 20 mijë Dollarëshit.

Kjo lëvizje misterioze ndihmoi në shtytjen e të tjera kriptovalutave, me etereumin, ripple dhe litecoin që po ashtu u rritën për 10 për qind.

Tregu i kriptovalutave njihet si i paqëndrueshëm.