Rikthehet në ekranin e madh elefanti i famshëm “Dumbo”

0
39

Elefanti i famshëm ”Dumbo” ka rikthyer në vëmendjen e publikut një aktor shumë të dashur hollivudian, Danny de Vito.

DeVito mbërriti këtë javë në Mexico City për promovimin e versionit të ri të filmit, premiera botërore e të cilit është në 29 mars. Në këtë version, aktori i jep jetë Max Medicit, pronarit të cirkut ku jeton elefanti i famshëm.

Ky është i pari bashkëpunim i De Vitos me regjisorin Tim Burton pas 16 vjetësh, kur punuan së bashku për ”El Gran Pez”.

”Dumbo” i Burtonit, që ka për protagonist edhe një emër tjetër të njohur, Michael Keaton, përqendrohet tek historia e Medicit dhe mënyra se si e menaxhon ai elefantin me fuqi fluturuese./atsh