Rikthehet “Kalaja e Tiranës”

0
362

Një tjetër hapësirë e re i është shtuar kryeqytetit, “Kalaja e Tiranës” e cila është trashëgimi e familjes Toptani.

Hapësira më e vyer e Tiranës  jo vetëm është zbuluar dhe kuruar, por ndodhet në një pikë të vizitueshme për qytetarët, si dhe turist vendas e të huaj, duke e bërë kryeqytetin një dekor të larmishëm.

Pas “Pazarit të Ri” dhe sheshit “Skënderbej” një tjetër hapësirë e re është rihapur në kryeqytet, shkruan Atsh.

“Kalaja e Tiranës”,trashëgimi i familjes Toptani, është rikthyer në origjinën e saj të kulturës edhe më moderne, edhe më frekuentueshme për komunitetin. Tirana që duam, vazhdon çdo ditë transformimin e saj”, shkruan Gjylameti./OxygenPress.info